LAJMI I FUNDIT:

Konfirmohen pesë rastet e reja me COVID-19 në Wuhan, që nga zbutja e masave preventive në qytetin ku shpërtheu epidemia e coronavirusit

Konfirmohen pesë rastet e reja me COVID-19 në Wuhan, që nga zbutja e masave preventive në qytetin ku shpërtheu epidemia e coronavirusit

Wuhani, epiqendra e epidemisë së coronavirusit që shpërtheu në Kinë, për t’u përhapur më pas në tërë botën, raportohet se sot ka regjistruar rastet e para me COVID-19, që kur ky vend muajin e kaluar zbuti masat kufizuese pas më shumë se dy muajve izolimi total.

Infeksionet kanë tingëlluar si paralajmërim që duhet pasur kujdes me zbutjen e masave kufizuese në tërë Kinën, pasi bizneset dhe qytetarët i janë kthyer punës, transmeton Telegrafi.


Në Wuhan janë regjistruar pesë raste të reja, që të gjithë të infektuarit raportohet se janë nga e njëjta lagje dhe ndërtesë banimi. Një prej tyre është gruaja e 89-vjeçarit që konsiderohet si rasti i parë i konfirmuar kur pas më shumë se një muaji qyteti hapi dyert pas izolimi total.

Që të gjithë rastet e fundit të konfirmuara më herët ishin cilësuar si asimptomatikë, njerëz që rezultojnë pozitiv në testin e coronavirusit dhe që mund të infektojnë të tjerët pa shfaqur simptoma klinike siç janë ato të një gripi.

Nuk dihet nuk i saktë i rasteve asimptomatikë në Kinë, pasi ata shfaqen në “radar” të zyrtarëve shëndetësore vetëm kur rezultojnë pozitiv në testet e COVID-19.

E si rezultat i kësaj Kina nuk i përfshin rastet asimptomatike në listën e rasteve të konfirmuara që deri më tani ka shkuar në 82.918, derisa ata vërtetë japin shenja të një personi të sëmurë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Blinken në Kiev ka një mesazh për ukrainasit, por nuk lidhet me luftën kundër Rusisë

Blinken në Kiev ka një mesazh për ukrainasit, por nuk lidhet me luftën kundër Rusisë

Evropa
Arrestohen 544 persona në Turqi - thuhet se kishin lidhje me Gulenin

Arrestohen 544 persona në Turqi - thuhet se kishin lidhje me Gulenin

Turqia

"Gjëra që ndodhin vetëm në ëndrra" - fermeri amerikan që gjeti një grumbull monedhash ari zbulon detaje nga gjetja e tij

Botë
Situatë 'shumë e tensionuar' në Kharkiv të Ukrainës

Situatë 'shumë e tensionuar' në Kharkiv të Ukrainës

Botë
Sa ndihmë ushtarake i është dhënë deri më tani Ukrainës?

Sa ndihmë ushtarake i është dhënë deri më tani Ukrainës?

Botë
Punëtorët gjeorgjian rinovuan ndërtesën dhe mbetën të tronditur - gjetën dhëmbë njeriu të 'varrosur' në mure

Punëtorët gjeorgjian rinovuan ndërtesën dhe mbetën të tronditur - gjetën dhëmbë njeriu të 'varrosur' në mure

Evropa
Kalo në kategori