LAJMI I FUNDIT:

Konfiskimi i mbi 6 mijë fishekëve në veri, Kurti: Një tjetër fitore për sundimin e ligjit

Konfiskimi i mbi 6 mijë fishekëve në veri, Kurti: Një tjetër fitore për sundimin e ligjit

Fitore të radhës në sundimin e ligjit e ka cilësuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, konfiskimin e 6 mijë e 300 fishekëve në veri.

Policia njoftoi të martën se ka arrestuar një shtetas serb në një fshat të Leposaviqit, pasi i njëjti është kapur i duke futur fishekët nga Serbia në Kosovë.


Arrestohet një serb në veri, u kap duke futur në Kosovë 6.300 fishekë nga Serbia
Lexo po ashtu Arrestohet një serb në veri, u kap duke futur në Kosovë 6.300 fishekë nga Serbia

“Një tjetër fitore në sundimin e ligjit: Policia e Kosovës ka arrestuar një trafikant armësh që tentoi të kontrabandonte 6300 plumba nga Serbia”, ka shkruar Kurti në rrjetin social Twitter, transmeton Telegrafi.

Tutje, ai ka thënë se “Qeveria jonë ka zero tolerancë për trafikun e armëve dhe drogës, krimin e organizuar dhe çdo përpjekje për të mbështetur dhunën ose konfliktin – kudo në territorin tonë”.

Ndryshe, për rastin ka reaguar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili ka thënë se përderisa presidenti serb, Aleksandar Vuçiq flet për armatosje të Serbisë, në veri të Kosovës konfiskohen 6 mijë e 300 copë municion të kontrabanduar nga Serbia.

“6.300 sasi të municionit janë konfiskuar sot nga Njësiti i Ndërhyrjes së Shpejtë të kufirit në Joshanicë, në veri të Kosovës. Gjatë patrullimit është ndaluar vetura e dyshimtë me targa të Serbisë e një shtetasi serb dhe njësitet relevante tashmë kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Ai tutje ka thënë se “kjo rithekson sërish faktin se grupe të caktuara, të orkestruara dhe mbështetura nga Beogradi synojnë dhe angazhohen maksimalisht që të destabilizojnë vendin tonë”. /Telegrafi/