LAJMI I FUNDIT:

Konferencë për përfundimin e projektit IPA “Mbështetje për modernizimin e sistemit të arsimit post të mesëm“

Konferencë për përfundimin e projektit IPA “Mbështetje për modernizimin e sistemit të arsimit post të mesëm“

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Pishtar Lutfiu, sot mori pjesë në evenimentin përfundimtar të Projektit IPA “Mbështetje për modernizimin e sistemit të arsimit post të mesëm “

“Afirmimi i të mësuarit gjatë gjithë jetës, kërkon zhvillim të kulturës për të mësuarit në nivel individual dhe institucional , në të gjitha sferat e jetës publike dhe private, pikërisht investimi në post arsimin e mesëm mundëson ngritjen e atraktivitetit për zhvillim profesional, të vazhdueshëm dhe të avansuar”, theksoi Lutfiu.


Arsimi post i mesëm të rinjëve u mundëson që të avansojnë shkathtësitë profesionale dhe teknike, përkatësisht të fitojnë kualifikimet e kërkuara në tregun e punës. Njëkohësisht mundësitë e këtilla janë të hapura edhe për personat e rritur në aspektin e punësimi të tyre si dhe për zhvillimin e shkathtësive të reja dhe kualifikimeve përkatëse në ndryshimet e vazhdueshme në tregun e punës, njofton AIM.

Ministri Lutfiu , në fjalimin e tij theksoi rëndësinë e mënyrës së punës gjatë realizimit të tvining marrëveshjes, që nënkupton koordinim të sukseshëm të të gjitha palëve relevante.

“Shpresoj se bashkëpunimi i përforcuar ndërmjet Qendrës për trajnim dhe mësim profesional, Qendrës për arsimimin e të rriturve, Byrosë për zhvillimin e arsimit , shkollat profesionale si dhe provajderët për trajnimin e të rriturve do të vazhdojnë të avancohet edhe në të ardhmen”, tha Lutfiu.

Projekti filloi të realizohet në muajin gusht të vitit 2016 dhe për një periudhë të paraparë gjashtë mujore, në bashkëpunim me Institutin arsimor për hulumtim nga Republika e Polonisë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës me sukses realizoi rezultatet përfundimtare.

“Në fund, më lejoni të theksoj se në bashkëpunim me Delagcionin e Bashkimit Evropian në kuadër të përgatitjes së dokumentit strategjik për IPA 2, punojmë drejtë sigurimit të ndihmës paraqasëse për modernizimin e mëtutjeshëm të sistemit post të mesëm”, shtoi ministri Lutfiu. /Telegrafi/