Për të përshpejtuar e ndërruar konceptin e të prodhuarit në përputhje me trendët global dhe praktikat më të mira bujqësore, Qeveria është e përkushtuar që të zbatojë standardet më të mira të mundshme në të gjithë sektorët, sikurse është bërë në sektorin e mjedrave.
Kështu tha kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në Konferencën e 6-të të mjedrës në Kosovë.
“Kështu e përmirësojmë cilësinë e jetës së qytetarëve tanë duke ju ofruar ushqime të sigurta dhe vende pune, fermerëve kushte të mira të punës, mjedisit përmirësim të vazhdueshëm, e zonave tona rurale peizazh të bukur e gjallëri”, tha ai.
“Përkushtimi i prodhuesve, e ka bërë të mundshme që prodhimi i mjedrës në Kosovë të rritet nga 20 hektarë sa ishte në vitin 2011, në 1400 hektarë sa janë tani në vitin 2021. Nga viti 2014 deri në 2021, Kosova prodhoi afër 26,500 tonë mjedër, në vlerë prej 54 milionë euro, ku pothuajse e tëra për eksport, për në vendet e BE-së, në veçanti Gjermani. Me këtë janë krijuar afro 5000 vende pune, e është përmirësuar jeta e mijëra familjeve”, tha kryeministri.
Me temën “Tranzicioni drejt sektorit të qëndrueshëm të mjedrës në Kosovë” kryeministri Kurti diskutoi me anëtarët e Shoqatës Nacionale “Mjedra e Kosovës”, fermerë dhe operatorë të sektorit të industrisë agro-ushqimore, të sektorit të pemëve të imëta, me pjesëmarrës nga komuniteti akademik vendor e ndërkombëtar, dhe me përfaqësuesit e CARITAS Zviceran, USAID dhe partnerë të tjerë ndërkombëtar në Kosovë.
Duke theksuar rëndësinë e shkëmbimit të përvojave dhe dijes, kryeministri tha se kjo e bën të mundur më mirë dhe më saktë adresimin e nevojave të shoqërisë, ndërsa tregon kulturën, kujdesin dhe durimin e prodhuesve tanë. E përtej kësaj mundëson ofrimin e produkteve cilësore dhe të sigurta për të gjithë qytetarët e vendit tonë dhe atyre vendeve ku eksportohen produktet e Kosovës. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
Shtrohet darka tradicionale për musafirët special të Panairit Horeca
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre