LAJMI I FUNDIT:

Konferenca Ndërkombëtare Shëndetësore në Prishtinë – Kosova në hartën e hulumtimeve shëndetësore

Konferenca Ndërkombëtare Shëndetësore në Prishtinë – Kosova në hartën e hulumtimeve shëndetësore

Konferenca Ndërkombëtare e Shkencave Shëndetësore në Prishtinë, një sukses që e vë Kosovën në hartën e hulumtimeve dhe organizimeve me qëllim transformimin e Shkencave Shëndetësore

Me datë 23 shtator, në ambientet e Klan Arenës, është mbajtur edicioni i 14-të i Konferencës Ndërkombëtare të Shkencave Shëndetësore, organizuar nga Instituti i Evropës Juglindore për Politika Shëndetësore dhe Sociale dhe Kolegji Heimerer.

Tema e këtij edicioni ishte “Transformimi i Shkencave Shëndetësore përmes Inovacionit dhe Hulumtimit të bazuar në Evidencë: Kufijtë e rinj në Shkencat Shëndetësore.”

Ky edicion u zhvillua me 5 sesione që paraqitën tema aktuale duke prekur fushat shëndetësore si Infermieria, Terapia e të folurit, shëndetin publik, shëndetin mendor dhe sëmundjet tek moshat e shtyera.

U paraqitën më shumë se 20 prezantues nga e gjithë bota të cilët prezantuan punime e hulumtime dhe 10 poster prezantime, duke transformuar kështu shëndetësinë përmes inovacionit dhe hulumtimeve të bazuara në evidencë.

Kjo konferencë ka mirëpritur në Prishtinë ekspertë botëror të fushave shëndetësore që për herë të pare kanë bërë prezantime të hulumtimeve në Kosovë.

Me një pjesëmarrje prej afër 400 personash, pa dyshim, kjo Konferencë renditet ndër edicionet më të suksesshme deri më sot, me prezantime cilësore të suksesshme nga prezantuesit vendorë e ndërkombëtarë dhe pjesëmarrës pasivë që përfituan nga kjo përvojë e rëndësishme e zhvillimit profesional.

Web: https://kolegji-heimerer.eu/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend

Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend

Fafa Resort
Kalo në kategori