LAJMI I FUNDIT:

Kondominiumi ç’jetëzues

Kondominiumi ç’jetëzues

1.

Në statusin e Kosovës së gjysmëvarme, patën dorë qysh n’fill mijëvjeçari përbetues të huaj e, më pas, legjislaturat e alternuara pararendëse. Mirëpo vulën e damkosur do ia jepte Guverna shpirtshitur e hashimisëve!


Dhe ky status, jo i panjohur në praktikën ndërkombëtare, është përfundimisht një Kondominium i pashpallur, i specifik e i mbuluar me hí mashtrues, mes Prishtinës dhe Belgradit.

Tash sa vjet, ata, hierarkët e keqmandatuar, saherë venin e vinin nga qendra e Europës, mbeteshin të ngurruar, të pathënë e të errtë…Ndoshta do t’kenë kujtuar predikimin e Horacit se gjërat e mëdha e të bukura nuk i përkasin të gjithëve. E, rrjedhimisht, më së paku kanë të drejtën tu qasen "turmae e altarit"! Në fakt, kjo është teknologjia dhe stili kontaktues i tiranëve të pailuminuar, që këta, snobët e vegjël orvaten ti imitojnë idhujtarisht. Ngujohen në larginë e distancë për të krijuar aureolin madhështisë dhe mitin folklorik të sundtarit që njeh të fshehtën e lumnisë popullore…Por, realisht, rrugëtimet – fjalëboshe në publik dhe – injoruese të instancave kushtetuese, patën dhe arësye suplementare që do të diktonin këtë: shëmtia që gatisnin dhe taktika e aktit të kryer!

2.

Në botë, ndërkaq, ndryshe prej këtu, formula (latinët i thoshin "pronësi e përbashkët") nënkupton, rëndom, bashkëqeverisjen e një territori kontestimor nga dy palë që pretendojnë barazisht të drejtën mbi njerëz e resurse të tij.

Historia e vjetër politike njeh shumë të tilla krijesa të cilat, pas shfaqjes së shteteve nacionale, do të gjenin shpesh zgjidhje me pragmatizmin e prerjes kirurgjikale. Më i moçmi, me gjasë, është kondominati i Andorës midis Francës dhe Peshkopatës së Urgellit, që do të shpërbëhet tepër vonë, (1993) në fundshekullin e ikur. Ndërkaq sot, këtë lloj sistemi gëzojnë akoma Republika e murgjëve Athos, pastaj zona e Bodenseesë, distrikti boshnjak Bërçko, e ndonjë tjetër…Kurse, krejt tevona, Gjibraltari pat refuzuar në udhë referendare idenë e ish-kolonozatorëve britë (viti 2002) për ta administruar atë bashkërisht me Spanjën.

3.

Mirëpo, shtigjet e Kosovës do të kishin, papritur, tjetër atllas. Ajo cilësohej një truall e fat sui-generis që, thuase, nuk komponohej assesi me alfabetin klasik të lirisë. Këtë trumpetonin të gjithë: aleatët, prijësit e feudeve politike shqiptare e, madje për çudi, dhe serbët e Koshtunicës… Aherë, në ndjekje të këtij zbulimi, rrjedhoi të ishte shteti fqinjë serbian me të cilin, çuditërisht, vetë shqiptarët, në kushtet e një dorëzanie të huaj, traktatuan kësaj vere qeverisjen e përbashkët të shtetit të vet.

E pra: edhe pavarësia, edhe sovraniteti, edhe liria na rezultuan krejt veçanësore me substancën e përspektivën: të paarrira e të rrëzueshme në furtunat e para që vijnë. Ndaj, ardhur nga një dramë që do shmangte vështirshëm varrezën e popujve të shuar, ato prapë bëjnë, fatmjerisht, farën e dramës së re të përgjakur në një kohë të dytë!

Ndërsa dje, për shkak të mjegullnajës që i ndiqte kuvendimet e dërgatës së tyre, ngjante e pamirëqenë pyejta: ku kje, vallë, populli?,, një pyetje e tillë është krejt e ligjshme sot! Por banorët që s’arrijnë dot të organizohen modernisht si komb me ndërgjegje qytetnie, ose nuk shohin përtej pragut ose besojnë mrekullinë…

Veçse, për zbritjen e saj nga qiejt duhet pritur gjatë, më gjatë se jeta e tyre..!

Në trend

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë "një truk” tjetër

Politikë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

Bundesliga
Liverpooli njofton zyrtarisht largimin e dy lojtarëve të preferuar të tifozëve

Liverpooli njofton zyrtarisht largimin e dy lojtarëve të preferuar të tifozëve

Premier League
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Ukraina sulmon me dronë luftarak Krimenë

Ukraina sulmon me dronë luftarak Krimenë

Evropa
Kalo në kategori