LAJMI I FUNDIT:

Koncerti i Filarmonisë nesër dirigjohet nga spanjolli Briones Lopez

Koncerti i Filarmonisë nesër dirigjohet nga spanjolli Briones Lopez

Filarmonia e Kosovës nesër do të mbajë koncertin e radhës ku mysafirë të veçantë do të jetë dirigjenti spanjoll, Fernando Briones Lopez, bashkë me solisten nga Tirana, Vikena Kamenica.

Drejtori i Filarmonisë së Kosovës, Baki Jashari, në një konferencë për media tha se në gjithë programin që do të mbahet nesër do të ngjiten në skenë rreth 100 performues dhe se programi artistik do të ndahet në dy pjesë.


Sipas tij, në pjesën e parë të programit “Aka Pella”, kryesisht do të prezantohen veprat korale, ku njëra ndër to është vepra e profesorit Rafet Rudit. Ndërsa, për pjesën e dytë ai tha se do të ketë një veprën tjetër premierë të Krist Lekajt.

Jashari bëri të ditur se gjithë koncerti do të dirigjohet nga spanjolli Fernando Briones Lopez, i cili sipas tij, është një njohës shumë i mirë i vokalit dhe muzikës korale në përgjithësi.

Lopez tha se është një kënaqësi e madhe me qenë dhe një herë në Prishtinë për të punuar me një ekip, siç e konsideroi ai, profesional. Ai kërkoi nga publiku që të jenë sa në numër të madh nesër në mënyrë që të shijojnë gjithë programin. /KP/