LAJMI I FUNDIT:

Koncert humanitar për shërimin e studentit Denis Gollubovci

Koncert humanitar për shërimin e studentit Denis Gollubovci

Yjet e estradës kosovare të mërkurën, më 16 tetor, organizojnë një koncert humanitar për të ndihmuar studentin e arkitekturës, 23-vjeçarin Denis Gollubovci, që është diagnostikuar nga një sëmundje e rëndë në tru.

Koncerti humanitar do të mhabet në Sallën “1 Tetori” (Qendra e Studentëve) në Prishtinë dhe do të fillojë në orën 18:00.
Të gjitha mjetet e grumbulluara në këtë koncert do të shkojnë në xhirollogarinë e Denis Gollubovcit.

Apelin për ta ndihmuar Denisin e ka bërë gazetari Milaim Zeka, meqë Denisi ka nevojë që të dërgohet për shërim jashtë vendit.


denisi
koncert-humanitar