LAJMI I FUNDIT:

Koncepti i veturës elektrike MG EX4 bazohet në dizajnin e veturës ikonike të garave Rally

Koncepti i veturës elektrike MG EX4 bazohet në dizajnin e veturës ikonike të garave Rally

Prodhuesi britanik i makinave MG e ka kthyer veturën elektrike MG 4 në një rimodelim modern të një prej veturave më ikonike të garave për Festivalin e Shpejtësisë në Goodwood në Mbretërinë e Bashkuar.

Koncepti MG EX4 vishet me karrocë të fortë gati për gara si një shenjë për makinën MG Metro 6R4, një nga makinat më të njohura të garave të kompanisë, e cila konkurroi në serinë e garave të Grupit B në vitet 1980.


Përderisa Metro 6R4 origjinal fuqizohej nga një motor me 6 cilindra, EX4 bazohet në “hatchback-un” elektrik MG 4 – i cili së fundmi doli në një version të ri “hot-hatch” XPower, raporton Drive, transmeton Telegrafi.

Ky model përdor motor të dyfishtë elektrik duke zhvilluar 320kW dhe 600Nm, me drejtim në të gjitha rrotat, teksa pretendohet se shpejtësinë nga 0 deri në 100kMh e arrin në 3.8 sekonda.

Vetura është e ngjyrosur me një ngjyrë unike të bardhë, të zezë dhe jeshile që pretendohet se “feston 40 vjetorin e Metro 6R4-shit legjendar.”

Nuk ka plane publike për një version të prodhuar, edhe pse MG 4 XPower e showroom-it pritet që të ekspozohet për shitje në tregje të ndryshme botërore. /Telegrafi/

MG EX4 electric-car concept pays homage to iconic rally car

MG EX4 electric-car concept pays homage to iconic rally car