LAJMI I FUNDIT:

Koncepti MG Maze është një veturë elektrike radikale e qytetit e frymëzuar nga video lojërat

Koncepti MG Maze është një veturë elektrike radikale e qytetit e frymëzuar nga video lojërat

Studio SAIC Design nga Londra paraqiti konceptin e një veture futuriste kompakte elektrike të qytetit.

Kompania është një partner i MG Motor, i cili dëshiron të “bëjë veturat elektrike argëtuese për të vozitur” me konceptin MG Maze.

Koncepti është menduar për një brez të ri drejtuesish dhe është frymëzuar nga tema nga “kultura e lojërave” dhe lojëra për pajisjet mobile.

SAIC Desing donte ta kthente skenarin e lojërave në një formë veture.

Ky koncept deri më tani është vetëm një skicë digjitale, por gjithsesi tërhoqi shumë vëmendje.

Maze aktualisht është vetëm si koncept në studio dizajni, kështu që nuk ka detaje në lidhje me platformën.

Ajo është projektuar me më shumë motorë elektrikë dhe një bateri të zëvendësueshme, por ende nuk ka detaje në lidhje me performancën e mundshme. /Telegrafi/