Automjeti koncept, i quajtur The Huntress, është makina që përmban rrota që mund të rrotullohen në mënyrë autonome për të përballuar terrenet e ashpra.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Huntress është si koncept një makinë elektrike për terrene të ashpra e projektuar nga Connery Xu.


Automjeti me dy ulëse përmban një sistem të pavarur pezullimi, që lejon çdo rrotë të lëvizë në mënyrë autonome në përgjigje të kushteve të ndryshme.

Car1

Gjysma e trupit të makinës është gjithashtu në gjendje të rrotullohet në terren të ashpër, sipas kushteve të ndryshme, të tilla si terrene të pabarabarta dhe rrugë me gunga.

Pjesa e përparme e makinës përmban një grup të pazakontë fenerësh që mund të rrotullohen horizontalisht, sipas skicave të Xu.

Ndërsa dritat rrotullohen, ato zbulojnë një grup tjetër fenerësh, duke u siguruar shoferëve shikueshmëri më të mirë në kushte të errëta ose me mjegull. /Telegrafi/

Car2