Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka lansuar koncept-dokumentin për skemën e ndihmës sociale.
Ministri në detyrë i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ligjin aktual për asistencë sociale e cilësoi si diskriminues dhe me mangësi. Një ndër mangësitë sipas ministrit është ndalja e asistencës për familjet që ndonjë anëtarë i tyre është në një marrëdhënie pune, mandej ndërprerja e ndihmës sociale për fëmijët mbi moshën 5 vjeçare.
Në bazë të programit legjislativë të MPMS, si dhe strategjisë së saj bazuar në planin kombëtar për zbatimin e MSAS-së, MPMS lanson një nga dokumentet më të rëndësishme kohëve të fundit sipas Reçicës.
“Sot MPMS lanson për konstruktim publik një nga dokumentet më të rëndësishme të cilat janë hartuar kohëve të fundit bëhet fjalë për Koncept-Dokumentin për reformën e asistencës sociale në vend”, tha ai.
Ai tha se ligji për skemat pensionale do të bazohet në praktikat më të mira të mbështetura në praktikat e Bashkimit Evropian.
“Duke pasur parasysh të gjitha këto fakte, duke pas parasysh të gjitha këto që ne jemi ballafaquar me zbatimin e ligjit me skemat e ndihmës sociale kemi hartuar koncept dokumentin e reformës së asistencës sociale nga i cili do të burojë ligji për skemat e asistencës sociale. Ky ligj do të jetë ligj që është mbështetur në praktikat më të mira të Bashkimit Evropian… me këtë ligj synohet që ta luftojmë varfërinë në vend”, tha ai.
Ai duke u ndalur në parashtrimin e projektligjit të ri, tha se fëmijëve me asistencë sociale nuk do t’iu ndërpritet ndihma deri në moshën 18 vjeçare, me gjasë nga 10 euro. 70 mijë fëmijë do të përfitojnë nga kjo skemë.
“Fëmijët e familjeve në mbështetje të asistencës sociale do të kenë shtesa për ta deri në moshën 18 vjeçare dhe kush është numri i fëmijëve që do t’i prekë kjo reformë. Bëhet fjalë për 70 mijë fëmijë të familjeve më asistencë sociale.. është menduar që ndoshta do të fillohet me nga 10 euro…rëndësi e veçantë e krejt kësaj reformë është që anëtarët e familjeve përfituese të cilët janë të aftë për punë me projektligjin e ri nuk do të përjashtohen nëse do të kyçën në një marrëdhënie pune qoftë me punë të rregullt”, tha ai.
Në fund ministri tha se qëllimi i këtij projektligji është që shkallën e varfërisë nga 16.3 sa është momentalisht do të ulet në 11.5 përqind me qëllim eliminimin e saj tërësisht.
“Qëllimi i krejt kësaj reforme ka të bëjë që ta luftojmë varfërinë dhe me opsionin që ne e kemi propozuar vetëm në vitin e parë shkalla e varfërisë nga 16.3 sa është do të ulet në 11.5 për t’u vazhduar vite pas viteve deri në eliminim e plotë të shkallës së varfërisë në vend”, tha ai./kp/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Modë apo relaks?
Të hyra mbi 500 milionë euro, Dogana shënon rekord të ri
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Projekte të reja për zhvillimin e aftësive do të financohen nga Fondi Rajonal i Sfidave në Kosovë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën