Real Madridi thuhet se po përgatit një lëvizje për të nënshkruar me qendërmbrojtësin e Liverpoolit, Ibrahima Konate, këtë verë sipas Caught Offside.

26-vjeçari ka refuzuar një ofertë të re kontrate nga Liverpooli, pasi është ndjerë i zhgënjyer me propozimin që favorizonte bonuset mbi pagën bazë.


Konata ka kontratë deri në vitin 2026, por situata e fundit ka nxitur frikën e një skenari të ngjashëm me largimin e Trent Alexander-Arnold.

Konate 1

Roli i tij i rëndësishëm në suksesin e Liverpoolit sezonin e kaluar, ku ishte titullar në 28 ndeshje të Ligës Premier, e bën atë një objektiv kryesor për Realin.

Liverpooli dëshiron të shmangë humbjen e tij pa përfituar financiarisht, por negociatat për kontratën e re janë bllokuar.

Reali pritet të monitorojë nga afër zhvillimet dhe mund të lëvizë sapo të hapet afati kalimtar veror. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app