LAJMI I FUNDIT:

Komuniteti LGBTI pret që BDI t’i mbështesë edhe publikisht për të drejtat e tyre

Komuniteti LGBTI pret që BDI t’i mbështesë edhe publikisht për të drejtat e tyre

Cila është ideologjia e partisë, është pyetja që u ngrit pasi BDI njoftoi se pranon agjendën e gjelbër që përfshin pozicionime të ndryshme, të tilla edhe si mbështetja për të drejtat e komunitetit LGBTI.

Politikat e gjelbra, mbrojtja e mjedisit, jo-dhuna, drejtësia sociale, barazia gjinore, të drejtat për anëtarët e komunitetit LGBTI, anti-lufta, anti-racizmi dhe ekosocializmi. Me pak fjalë, këto janë pikat nga spektri politik i ndarë nga partitë e gjelbra në Evropë, axhenda e gjelbër, të cilën këtë fundjavë e përqafoi edhe BDI.


Bekim Asani, kryetar i shoqatës “LGBT United-Tetovë”, për REL tha se me agjendën e re, BDI mund të kuptojë se është koha të flitet edhe për të drejtat LGBTI.

“Kjo është baza e ideologjisë së gjelbër. Deri më tani nuk kemi dëgjuar nga përfaqësuesit e BDI-së të flasin për të drejtat e këtij komuniteti ose për orientimin seksual dhe identitetin gjinor”.

“Por mos të harrojmë se disa deputetë të BDI-së votuan për ligjin e ri për mbrojtjen dhe parandalimin e diskriminimit në të cilin orientimi seksual dhe identiteti gjinor përfshihen si bazë për diskriminim. Ne si aktivistë LGBTI presim që BDI së shpejti ose tashmë duhet të ketë filluar të flet publikisht dhe të mbështet publikisht komunitetin LGBTI”, tha Asani.

Ndryshe, BDI është formuar më 5 maj 2002 dhe rrjedh kryesisht nga luftëtarët e konfliktit ushtarak të vitit 2001. Ata kanë qenë në koalicion qeveritar me social-demokratët LSDM-në të djathtët OBRM-PDUKM, dhe deri tani ata në publik kryesisht kanë folur për problemet e shqiptarëve, të drejtat e tyre, si dhe përfaqësimin në institucionet shtetërore./Telegrafi/