LAJMI I FUNDIT:

Komuniteti artistik, prej 1 nëntorit me paga më të mëdha

Komuniteti artistik, prej 1 nëntorit me paga më të mëdha

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka njoftuar se nga një nëntori do të ketë rritje të pagave për krijuesit, perfromuesit dhe punëtorët profesionalë të sektorit të kulturës.

Koncept dokumenti për gradimin dhe pagat e krijuesve dhe performuesve të kulturës dhe punonjësve profesionalë të trashëgimisë kulturore, është miratuar në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës.


Gashi në një konferencë të jashtëzakonshme për media, ka thënë se e kanë mirëkuptuar grevën e Teatrit Kombëtar, Filharmonisë dhe Ansamblit “Shota”. Ai ka treguar se koncept dokumenti të cilin e ka propozuar sot, ka për qëllim të krijojë dhe të zhvillojë politikat kulturore dhe ta promovojë këtë sektor. /KP/