LAJMI I FUNDIT:

Komunikimi digjital zëvendëson komunikimin ballë për ballë

Komunikimi digjital zëvendëson komunikimin ballë për ballë

Teknologjia mund të lidhë njerëzit së bashku, por nëse monitorohet dobët dhe keqpërdoret ajo mund të shkaktojë një dëm të pariparueshëm, në vend që të jetë një shtojcë për komunikim.

Roli i prindërve është për të minimizuar të metat e një bote tepër-teknologjike dhe duhet dhënë prioritet aftësive sociale në një moshë të hershme. Duke bërë kështu, prindërit do të sigurojë një jetë me marrëdhënie reciproke të kënaqshme profesionale dhe personale për brezat tanë të ardhshëm.

Fondacioni “Kaiser Family” në SHBA raporton se fëmijët midis moshës 8 dhe 18 vjeç të shpenzojnë një mesatare prej 7,5 orë në ditë, duke përdorur pajisje elektronike, të tilla si iTouch, telefon celular, kompjuter, për dy qëllime njëkohësisht: argëtim dhe komunikim.

Ndërsa teknologjia mund të na lidhë me shumë gjëra pozitive, kur ajo ndërhyn tek fëmijët e vegjël, si një mënyrë për t’u zënë kohën apo për të ndenjur “urtë“, ajo mund të rezultojë në vështirësi afatgjatë me kufizime për fillimin e ndërveprimeve sociale të rregulluara emocionalisht për zgjidhjen e konfliktit dhe angazhimet në biseda të rastit reciproke.

Si të ndërtojmë aftësi të forta sociale në një botë të teknologjisë së lartë

Aftësitë themelore për komunikimin ballë-për-ballë do të mbeten të pazhvilluara, pa stërvitjen dhe modelimin prindëror, kujtesën e qëndrueshme, provat dhe përsëritjen. Ka disa blloqe themelore për zhvillimin e aftësive të shëndetshme sociale, që mund të praktikohen me lehtësi çdo ditë.

Kontakti me sytë

Komunikimi ballë për ballë kërkon kontaktin me sy. Inkurajoni fëmijët tuaj për të parë njerëzit në sy kur janë duke komunikuar, edhe nëse kjo do të thotë ndërprerje e lojës për fëmijët tuaj, apo zhvendosjen e vëmendjes së tyre.

Vëllimi i duhur

Jepuni fëmijëve reagime me qartësinë e duhur, ton dhe vëllimin e fjalës së tyre. Me fjalë të tjera, kujtojini ata herë pas here të flasin qartë kur komunikojnë. Në një botë të dominuar nga komunikimi digjital, prindërit shqetësohen në lidhje me aftësinë e fëmijëve të tyre për të zhvilluar aftësitë sociale të nevojshme ballë-për-ballë, për marrëdhënie ndërpersonale të suksesshme.

Zhvillimi i bisedës

Filloni të praktikoni ndonjë bisedë të përgjithshme me fëmijët tuaj, në mënyrë që ata të jenë përgatitur për t’u angazhuar në artin e “muhabetit” dhe të ndjehen të rehatshëm që në fillimin e dialogut. Zgjidhni disa pyetje të mira për fëmijën, në mënyrë që t’i krijoni hapësira për të ndërhyrë dhe të kërkojë për të mbajtur bisedën të gjallë.

Sjelljet e mira

Sjelljet e mira flasin më mirë, nëse ju jeni një fëmijë apo një i rritur. Një fëmijë që është i sjellshëm dhe i respektueshëm shpesh do të ketë aftësi të shkëlqyera sociale, sepse ka qenë mësuar se si të demonstrojë mendimet ndaj të tjerëve.

Praktika e përshëndetjeve

Praktikoni përshëndetjet kur vizitoni të tjerët apo jeni duke përshëndetur mysafirët. Sigurohuni që fëmijët tuaj të ndalojnë atë që janë duke bërë, shikoni miqtë në sy dhe iu thoni ‘mirëserdhët ‘ kur mbërrijnë dhe ‘lamtumirë’ kur largohen, duke u kujdesur që fëmija juaj ta verë re

Shpërngulja

Shpërngulja është një aftësi e rëndësishme për zhvillimin e fëmijëve shumë të vegjël. Një fëmijë që mëson të shpërngulet nga loja me një lodër apo nga një ritëm është duke mësuar rreth reciprocitetit në komunikim.

Sorollatja

Lejoni fëmijët të merren me diçka joproduktive të pastimuluar (ose me fjalë të tjera, lërini që ata të “sorollaten”) në vend që të dorëzohen ndaj pajisjeve elektronike. Kjo ofron më shumë mundësi për të komunikuar me familjen, shokët ose thjesht të kenë një dialog të brendshëm, që buron nga mendimet dhe ëndrrat me sy hapur.

Modeli i mirë

Tregoni modelin tuaj të aftësive të mira sociale, duke pranuar varësinë tuaj dhe zbavitjen nga pajisjet elektronike. Nëse e gjeni veten duke çuar SMS, apo duke kontrolluar telefonin tuaj në çdo pesë minuta gjatë një bisedë ballë për ballë, ose një darkë familjare, mos harroni se fëmijët tuaj do të mësojnë nëpërmjet shembullit tuaj. /Telegrafi/