Komunikacioni sot në Maqedoni


Komunikacioni në Maqedoni zhvillohet në kushte dimri, në korsi të lagështa. Në disa akse rrugore është ulur shikueshmëria në 50 metër, si rezultat i pranisë së mjegullës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Një situatë e këtillë mbretëron në magjistraëen Shkup-Molladinovcë, Shkup-Katllanovë dhe në qarkoren e Shkupit. Shpeshtësia e komunikacionit jashtë qyteteve është e ulët.
Për shkak të grevës në Greqi, vendkalimi kufitar në evzoni është i mbyllur, ndërkaq në Dojran dhe Mexhitli është i hapur. Nuk ka pritje të gjata në vendkalimet kufitare, përveç Bogorodicës.
Në Aeroportin ''Leka i Madh'' janë realizuar disa fluturime, pas ndalesës dyditore për shkak të pranisë së mjegullës. Jan realizuar fluturime dhe aterime./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
06/02/2017





































