LAJMI I FUNDIT:

Komunikacioni në Maqedoni pa ndalesa, nuk ka pritje të gjata në kalimet kufitare

Komunikacioni në Maqedoni pa ndalesa, nuk ka pritje të gjata në kalimet kufitare

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm të automjetit, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa, luginat e lumenjve dhe grykat malore ku ka mundësi për shembje. Kjo veçanërisht ka të bëjë për akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.


Viadukt Trejd njofton se prej sot deri më 10.09.2019 do të fillojë me kryerje të aktiviteteve ndërtimore për përmirësim të pikave të zeza, me çka do të kryhet ndryshim kohor i regjimit të qarkullimit në rrugën rajonale P1303, aksi Barbaros – Makedonski Brod – Kërçovë në hark kohor prej 30 ditëve kalendarike./Telegrafi/