LAJMI I FUNDIT:

Komunat shqiptare nuk kërkuan zgjidhje për deponitë e egra, fondet IPA mbetën të pa shfrytëzuara

Komunat shqiptare nuk kërkuan zgjidhje për deponitë e egra, fondet IPA mbetën të pa shfrytëzuara

Zgjidhja e problemit të deponive në rajonin perëndimor nuk është në planprogramin qeveritar, pasi komunat rurale nuk kanë aplikuar që të shfrytëzojnë resurset e fondeve IPA, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kështu mendon kyetari i lëvizjes qytetare Eco Guerila, Arianit Xhaferi, pasi një ditë më parë qeveria përmes fondeve IPA 2 vendosi që të formoj qendrën për menaxhim me mbeturina në Sveti Nikollë, duke zgjdhur kështu problemin me mbeturinat për rajonin lindor dhe verilindor të Maqedonisë.


Xhaferi thotë se ata nga takimet dhe bisedat e vazhdueshme me përfaqësues të Ministrisë së Ekologjisë ka rezultuar që komuna e Tetovës, është ajo që nuk ka aplikuar për t’i shfrytëzuar fondet IPA dhe për të zgjidhur njëherë e përgjithmonë problemin me deponinë në qytetin e Tetovës.

“Ministria e Mjedisit ka pasur një fond të disponueshëm për menaxhimin e mbeturinave komunale, por që komunat është dashur që të aplikojnë për t’i marrë ato fonde dhe nga takimet tona që kemi pasur me disa nga ish ministrat e mjedisit, ata kanë thënë se komuna e Tetovës, komuna e Gostivarit në bashkëpunim me komunat rurale, asnjëherë nuk kanë aplikuar për ato fonde. Do të thotë se kjo është tragjikja, nuk kanë mundur të gjejnë një gjuhë të përbashkët komunat të cilat sipas strategjisë kombëtare do duhej të ndërtonin një deponi të përbashkët rajonale”, thotë Arianit Xhaferi nga ‘Eko Guerila’.

Edhe nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor e pohojnë të njejtën gjë, se komunat e rajoneve lindore dhe verilindore ishin të vetmet që kanë treguar interes për të shfrytëzuar fondet IPA.

“Në vitin 2009 kur Ministria e Mjedisit Jetësor, e prezantoi programin IPA para të gjithë tetë kryetarëve të komunave, si mundësi për finansim, fatkeqësisht vetëm kryetarët e rajonit lindor dhe verilindor u pajtuan që të marrin pjesë, derisa të tjerët rajone vendosën që të shkojnë me shpalljen e thirrjes publike për koncension që menaxhon me deponitë komunale”, thonë nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Dje qeveria përmes fondeve IPA ndau rreth 1 milion euro për mbështetje teknike për krijimin e sistemit për menaxhim me mbeturina në rajonin lindor dhe verilindor. Poashu pas tre vitesh kanë në plan të ndërtojnë qendra të këtilla edhe në 4 lokacione të tjera, por as këtu nuk është i përfshirë rajoni perëndimor i vendit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori