LAJMI I FUNDIT:

Komunat e Pollogut me strategji të përbashkët do të ballafaqohen me vërshimet

Komunat e Pollogut me strategji të përbashkët do të ballafaqohen me vërshimet

Në punëtorinë dy ditore e financuar nga Agjencia për Zhvillim dhe Bashkëpunim nga Zvicra dhe Sekretariati Zviceran për çështje ekonomike, përfaqësues të komunave nga rajoni i Pollogut u akorduan se është më mirë të ballafaqohemi me rreziqet më herët dhe të merrem masa për të krijuar mekanizëm funksional me pjesëmarrjen e të gjithë aktorëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Vetëm gjatë periudhës prej disa viteve në rajon kanë ndodhur disa vërshime të cilat kanë marrë edhe jetë njerëzish dhe kanë shkaktuar dëme materiale.


“Si koha dhe vendi ku do të paraqiten vërshime dhe intesitet i tyre nuk varet nga kufijtë administrativ të komunave, ashtu edhe përgjigjja e udhëheqjes në nivel lokal i kalon kufijtë e komunave individuale. Projekti, pos investimeve të rëndësishme, do të ofrojë një vizion afatgjatë dhe plan detajues për zvogëlimin e rrezikut nga vërshimet nëpërmjet kyçjes së institucioneve në nivel lokal dhe qendror dhe ndarjen e resurseve”, deklaroi Dimitrija Sekoski, udhëheqëse i programit në UNDP.

Në punëtori u prezantuan format e mundshme të bashkëpunimit çka i ofron Ligji për bashkëpunim komunal, në kuadër të së cilës duhet të dalë edhe propozimi për format e përshtatshme në përputhje me qëllimet e përbashkëta dhe resurseve me të cilat komunat disponojnë. /Telegrafi/