LAJMI I FUNDIT:

Komunat e burrave (Video)

Komunat e burrave (Video)

Partitë politike ende hezitojnë t’ua besojnë pozitat udhëheqëse grave. Madje as qytetarët nuk është s’e u besojnë poste udhëheqëse. Këtë e dëshmojnë zgjedhjet lokale të 22 tetorit, por edhe balotazhi i zhvilluar dje.

Nga 38 komuna sa ka vendi, vetëm gjashtë gra ishin kandidate për kryetare komunash në zgjedhjet lokale të 22 tetorit.


Nga PDK, Valdete Idrizi është ajo që synoi të fitonte Komunën e Mitrovicës, derisa Mimoza Kusari-Lila nga Alternativa garoi për t’u rizgjedhur për të dytin mandat si kryetare e Gjakovës.

Për të marrë drejtimin e Pejës, nga PDK ishte kandidatja Sabiha Shala, derisa LDK e Isa Mustafës për Han të Elezit kishte kandidate Hyrijete Isufi, e AAK e Ramush Haradinajt për Drenas kishte kandiduar Arta Ahmetin.

Në balotazh arritën të shkojnë vetëm Valdete Idrizi dhe Mimoza Kusari-Lila, të cilat u mposhtet nga kandidatët burra.

Sipas drejtoreshës së Qendrës Kosovare për Studime Gjinore, Luljeta Demolli, fajin kryesor për këtë gjë e kanë udhëheqësit e partive politike të cilët nuk po u japin hapësirë të mjaftueshme femrave në politikë.

E, për njohësin e rrethanave politike në vend, Muhamet Kelmendin, kjo dukuri ndodh pasi që shoqëria jone funksionon ende me ide patriarkale dhe të cilat po rezultojnë me një politik tipike mashkullore. /Tribuna Channel/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori