LAJMI I FUNDIT:

Komuna ‘Qendër’ ka ngritur padi penale kundër Pançevskit

Komuna ‘Qendër’ ka ngritur padi penale kundër Pançevskit

Komuna ‘Qendër’ sot ka ngritur padi penale kundër kryetarit të Gjykatës Penale, Vlladimir Pançevski dhe kundër personave S.P. dhe E.T., informojnë nga komuna, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Komuna Qendër: Nuk i kemi dhënë leje Pançevskit të ndërtojë edhe dy kate tjera
Lexo po ashtu Komuna Qendër: Nuk i kemi dhënë leje Pançevskit të ndërtojë edhe dy kate tjera

Paditë kundër personave janë për kryerje të punëve ndërtimore në kundërshtim të projektit bazë dhe pa leje nga komuna.


Para një jave më parë nga komuna reaguan se, Vlladimir Pançevski, së bashku me dy investitorë, me pa të drejtë dhe pa leje ka bërë ndërtim në ndërtesën e rrugës ‘Nikolla Vapcarov’, numër 6. Gjegjësisht, ata nga Komuna Qendër, në qershor 2015, kanë marrë miratim për ‘riparim dhe sanim të fasadës në kuadër të matëses ekzistuese’, që vijon juridiksion. Me këtë miratim ata nuk kanë të drejtë të bëjnë zgjerimin ose mbindërtimin e objektit.