LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Zveçanit i zbaton politikat e Vuçiqit, MMPH ngrit padi

Komuna e Zveçanit i zbaton politikat e Vuçiqit, MMPH ngrit padi

Lidhur me punimet e të ashtuquajturës ‘Lugina e Diellit’ në veri, ministrja e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor (MAPH), Albena Reshitaj ka thënë se Inspektorati i Ministrisë ka kryer mbikëqyrje me proces verbal në Drejtorin e Urbanizmit në Zveçan, me ç ‘rast ka kërkuar nga kjo drejtori që të prezantojë dokumentacionin teknik rreth ndërtimit në fjalë.

Sipas saj, Drejtoria e Urbanizmit në ditën e inspektimit nuk ka qenë e gatshme të ofrojë dokumentacionin e kërkuar nga Inspektorati i MMPH-së, andaj është urdhëruar që Drejtoria e Urbanizmit të sjellë dokumentacionin e kërkuar në Ministrinë e Mjedisit në afatin e caktuar.


Ndonëse, as kësaj kërkese komuna e Zveçanit nuk i është përgjigjur, sipas ministres Reshitaj ka pasur shkelje të ligjit.

“Drejtoria e Urbanizmit e komunës së Zveçanit nuk i është përgjigjur urdhëresës së Inspektoratit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Nga të gjitha këto, sa u përmend më lart nga inspektorati i ministrisë është konstatuar se komuna e Zveçanit si dhe drejtoria e Urbanizmit e kësaj komune janë përgjegjëse për mos zbatimin e urdhëresës së dhënë nga inspektorati i ministrisë,  veprim i cili është shkelje e ligjit për inspektoratin e mjedisit, ujërave, natyrës planifikimit hapësinor dhe ndërtimit me numër 04/L175 për të cilën gjë është bërë inicim në gjykatën Themelore në Mitrovicë kundër komunës së Zveçanit si person juridik dhe drejtoreshës së urbanizimit si person përgjegjës. Ju rikujtomë se për objektet e kategorisë së parë dhe të dytë, komuna është kompetente për dhënien e lejes ndërtimore”, ka thënë Reshitaj.

Ndërsa, deputeti nga Nisma Socialdemokrate, Zafir Berisha ka thënë se për ndërtimin e një kolonie që quhet ‘Lugina  Diellit’, komuna e Zveçanit nuk po ofron dokumentet e nevojshme për të treguar se çfarë po ndodh në atë pjesë.

Madje, ai tha se padia e MMPH do të ‘myket’ në sirtarët e gjykatave, sepse siç tha ai, komuna e Zveçanit i zbaton politikat e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“Ju keni bërë një kallëzim penal, i cili ka me u ‘mykur’ në sirtarët gjykatave, por çfarë masa konkrete, meqë organet e nivelit të dytë të pushtetit nuk bashkëpunojnë, nuk funksionojnë. Ju keni kompetenca që të ndërmerrini masa drejtpërdrejt. Për me iu rikujtuar diçka të ngjashme në komunë të Prizrenit, drejtpërdrejt ministria në fjalë në të kaluarën ka marr masa të veprimit për me i ndal punimet pa leje në zonat e caktuara. A keni plan, apo keni bërë plan konkret pa komunën e Zveçanit, sepse tekefundit komuna e Zveçanit i zbaton politikat e Vuçiqit. Unë e di se ky projekt i tejkalon kompetencat e juaja”, ka thënë Berisha. /Kosovapress/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori