LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Skenderajt gjobit me dy mijë euro qendrën e kurseve që organizoi ekskursion me nxënës

Komuna e Skenderajt gjobit me dy mijë euro qendrën e kurseve që organizoi ekskursion me nxënës

Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Skenderajt, me të marrë informatën nga mjetet e informimit që njëra nga qendrat e kurseve të gjuhëve të huaja, ka organizuar ekskursion për nxënësit që ndjekin kursin aty, në bashkëpunim me zyrtarë policor kanë bërë inspektimin në zyrat e kësaj qendre.

Siç njoftohet, pas këtij inspektimi është konstatuar se menaxhmenti i kësaj qendre ka organizuar udhëtim me qëllim rekreacioni me afërsisht 100 nxënës, ku me këtë veprim kanë shkelur Ligjin për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë Covid-19, me saktë kanë renë në kundërshtim me nenin 25 të Ligjit Nr/07/L-006.


Me këtë rast Inspektorati Komunal, subjektit në fjalë i ka shqiptuar gjobën me masë ndëshkimore në vlerë prej 2000 euro.

Komuna e Skenderajt apelon gjithë qytetarët e Skenderajt që të respektojnë vendimet si dhe ligjet që kanë dalë nga Qeveria e Kosovës për parandalimin e pandemisë, në mënyrë që sa me shpejt të bëhet tejkalimi i kësaj situate.

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori