LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Sarajit: Për Bajram do të ketë ujë në Bukoviç

Komuna e Sarajit: Për Bajram do të ketë ujë në Bukoviç

Banorët e Bukoviqit kanë arritur që të ndikojnë tek komuna e Sarajit që të sigurojnë ujë për ditën e Bajramit por për më vonë Komuna e Sarajit nuk garanton asgjë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“EVN-Maqedoni sot ka lëshuar rrymën në pompat e ujit të cilat furnizojnë vendbanimin Bukoviq me ujë. Komuna e Sarajit njofton të gjithë banorët e këtij vendbanimi se për hirë të festës së madhe të Kurban Bajramit, do të mundësohet përkohësisht kyçja në rrjetin elektrik e pompave të cilat furnizojnë këtë vendbanim me ujë.” thonë për Portalb nga Komuna e Sarajit.


Më tej, nga kjo komunë thonë se për të pasur ujë, komuna dhe bashkësia lokale e Bukoviçit duhet të paguajnë borxhin ndaj EVN-së që kap vlerën prej 100 mijë eurove./Telegrafi/