LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Prizrenit reagon për fotografinë ku shihen nxënësit me flamur të Turqisë

Komuna e Prizrenit reagon për fotografinë ku shihen nxënësit me flamur të Turqisë

Komuna e Prizrenit ka reaguar pas fotografisë së publikuar në media brenda hapësirave shkollore të ShFMU “Motrat Qiriazi”, ku shihet një person i rritur me disa nxënës duke bërë një gjest, i cili simbolizon përshëndetjen ushtarake si dhe duke mbajtur flamurin e Turqisë.

Në reagimin e bërë nga komuna e Prizrenit thuhet se rasti është duke u shqyrtuar hollësisht, transmeton Telegrafi.


“Këto ditë nëpër rrjete sociale dhe media është publikuar një fotografi ku shihen nxënësit e shkollës ShFMU “Motrat Qiriazi” dhe mësimdhënësi i kësaj shkolle, e cila ka shkaktuar reagim në opinion me pretendim për abuzim ndaj fëmijëve.

Drejtoria Komunale e Arsimit këtë rast është duke e shqyrtuar hollësisht dhe është në koordimin të plotë me Inspektoratin e Arsimit, për mbledhjen e informacioneve nga terreni. Andaj, në momentin e kompletimit të të gjitha informacioneve, DKA do të merr masat e parapara sipas legjislacionit në fuqi”, thuhet në njoftim.

DKA thekson se në hapësirat shkollore nuk është i lejuar aplikimi i asnjë lloj ideologjie dhe abuzimi me fëmijë dhe iu bën thirrje të gjithë mësimdhënësve që të jenë vigjilentë dhe të kujdesshëm në respektimin e ligjeve dhe të drejtave të fëmijëve./Telegrafi/