LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Prishtinës do të punësojë 10 persona me nevoja të veçanta

Komuna e Prishtinës do të punësojë 10 persona me nevoja të veçanta

Komuna e Prishtinës këtë vit do të punësojë dhjetë persona me nevoja të veçanta, të cilët do të jenë pjesë e stafit të administratës komunale për dy ditë.

Kjo është bërë gjatë fushatës “Tetori – muaji i mundësive të barabarta profesionale për personat me aftësi të kufizuara”, me ç’rast Komuna Prishtina ka organizuar një aktivitet me persona të kësaj kategorie.


Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi, është shprehur se këto lloj aktivitetesh ngritin vetëdijen se edhe personat me aftësi të kufizuara mund të jenë të dobishëm për shoqërinë.

“Siç e dini, çdo vit ne në këtë kohë të fushatës i punësojmë 10 e ma tepër persona. Kësaj radhe 10 do të jenë pjesë e stafit tonë gjatë këtyre dy ditëve. Do të jeni të shpërndarë në pesë njësi të ndryshe nga dy veta”, ka saktësuar Nushi.

Megjithatë, në lidhje me mundësinë e punësimit të përhershëm, Nushi ka potencuar se tashmë në Komunën e Prishtinës janë të punësuar tre persona me aftësi të kufizuara, por mospërputhja midis ligjeve ka shkaktuar njëfarë paqartësie.

“Në Komunën e Prishtinës kemi tre persona me aftësi të kufizuar që janë të punësuar. Por për fat të keq, dy ligje janë në kundërshtim më njëri-tjetrin. Këtë çështje e kemi diskutuar vitin e kaluar dhe e kam kundërshtuar ligjin për shërbyes civilë, për arsye se ligji për persona me aftësi të kufizuara shumë qartë e definon se në 50 persona të punësuar, duhet një person me aftësi të kufizuar, ndërsa ligji për shërbyes civile e ndalon këtë lloj të punësimit. Do më thënë nuk ka mundësi që të bëhet ndonjë lloj diskrimiminimi ndaj grupeve tjera ose favorizimi i ndonjë grupi në procesin e konkurrimit”, ka nënvizuar Nushi.

Ai bëri thirrje që personat me nevoja të veçanta të aplikojnë në pozita që shpallen e për të cilat ata ndihen kompetentë, ndërsa shtoi se nuk ka nevojë për favorizime, por thjesht t’u ofrohen mundësi e barabarta për punësim të gjithë njerëzve, pavarësisht dallimeve. /KP /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Nisin punimet për ndërtimin e Unazës Qendrore të Prishtinës, kostoja e projektit 3.3 milionë euro

Nisin punimet për ndërtimin e Unazës Qendrore të Prishtinës, kostoja e projektit 3.3 milionë euro

Ekonomi
Kalo në kategori