LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Prishtinës shtyn zgjidhjen e problemit të rrëshqitjeve të dheut në Arbëri (Video)

Komuna e Prishtinës shtyn zgjidhjen e problemit të rrëshqitjeve të dheut në Arbëri (Video)

U shkaktuan shumë dëme nga rrëshqitjet e dheut në lagjen Arbëria. Gjeologët kroatë vërtetuan se shkaktari kryesor i këtyre rrëshqitjeve, janë ujërat nëntokësorë. Por, këtyre problemeve me rrëshqitjet e dheut pritet t’iu vijë fundi më së largu vitin e ardhshëm.

Ndërtimi i tre puseve, rregullat e reja për miratimin e lejeve për çdo ndërtim në këtë lagje dhe pyllëzimi i hapësirës, janë masat që Komuna duhet të ndërmarrë, në mënyrë që banorët në këtë lagje të mos ballafaqohen më me rrëshqitje të dheut.


Mirëpo, mungesa e buxhetit do të shtyjë ndërtimin e tre puseve për vitin e ardhshëm.

Drejtori i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Hysen Durmishi, thotë se një mundësi që ato të ndërtohen këtë vit është kur të bëhet rishikimi i buxhetit.

Ndërsa, ai bën të ditur se tash e tutje çdo ndërtim do t’i nënshtrohen rregullave të reja për miratimin e lejeve.

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu, ka thënë në “038” të KTV-së, se për herë të parë kanë diagnostifikuar problemin dhe ai do të zgjidhet.

Banorët në këtë pjesë, gjithashtu , mirëpresin çdo iniciativë të Komunës për parandalimin e rrëshqitjeve të dheut.

Instituti Gjeologjik i Kroacisë, i cili në marrëveshje me Komunën e Prishtinës ishte kontraktuar që të hulumtojë rrëshqitjen e dheut në lagjen “Arbëria”, javën e kaluar ka konstatuar faktorët që shkaktuan rrëshqitjen e dheut, me ç’rast edhe dha rekomandimet në eliminimin e këtyre rrëshqitjeve.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Jehona Hulaj
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori