LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Prishtinës rregullon kanalizimin tek “Xhamia e Llapit”, pas raportimit të Telegrafit

Komuna e Prishtinës rregullon kanalizimin tek “Xhamia e Llapit”, pas raportimit të Telegrafit

Një depozitë e madhe e kanalizimit, e cila gjendet përballë Xhamisë së Llapit në Prishtinë ishte kthyer në një kundërmim të erës së rëndë, si dhe rrezik për këmbësorët, pasi për shkak të dëmtimit të kapakut të saj janë krijuar hapësira të mëdha.

Telegrafi kishte kontaktuar edhe me banorët e kësaj lagje të cilët kanë shprehur shqetësime për hapjet e mëdha të kapakut të kanalizimit.


Kanalizimi tek “Xhamia e Llapit” rrezik për banorët, Komuna e Prishtinës hesht (Foto)
Lexo po ashtu Kanalizimi tek “Xhamia e Llapit” rrezik për banorët, Komuna e Prishtinës hesht (Foto)

Ndryshe për problemin në fjalë banori, Gezim Shulemaja, ditë më parë ka thënë për Telegrafin se kanalizimi i cili është dëmtuar është bërë i rrezikshëm edhe për fëmijët, shkruan Telegrafi.

“Ka kohë që është prishur kapaku i kanalizimit dhe askush s’po merret me këtë çështje”, tha ai, duke kërkuar nga Komuna e Prishtinës që të marrin masa të menjëhershme.

Por, ky kanalizim tani është rregulluar. Kjo pasi që pas raportimit të Telegrafit për këtë çështje, komuna e Prishtinës ka rivendosur një kapak të ri tek kanalizimi i cili gjendet tek “Xhamia e Llapit”./Telegrafi/

Si ishte para raportimit të Telegrafit
Intervenimi i komunës pas raportimit të Telegrafit

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Komunat
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Kalo në kategori