Komuna e Prishtinës ka njoftuar se punimet po vazhdojnë në Arbëri, dhe se Ishulli Urban po bëhet.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se ishulli do të shërbejë jo vetëm si lidhje mes dy pjesëve të qytetit, por edhe si një hapësirë publike që sjell më shumë mundësi dhe qasje më të lehtë për qytetarët.


"Ky projekt do të lidhë një pjesë të Arbërisë me një pjesë të Pallatit të Rinisë, duke krijuar një platformë publike të zgjeruar, një park-taracë dhe një hapësirë të re funksionale në zemër të qytetit. Ishulli do të shërbejë jo vetëm si lidhje mes dy pjesëve të qytetit, por edhe si një hapësirë publike që sjell më shumë mundësi dhe qasje më të lehtë për qytetarët – një zgjerim i nevojshëm në infrastrukturën urbane të Prishtinës", thuhet në njoftim./Telegrafi/