LAJMI I FUNDIT:
Prishtina 4° fair_night

Komuna e Prishtinës kërkon pëlqimin për sheshin “Xhorxh Bush”

Komuna e Prishtinës kërkon pëlqimin për sheshin “Xhorxh Bush”

Inspektorati i Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve të Trashëgimisë Kulturore i ndaloi punimet në Sheshin “Xhorxh Bush”, me arsyetimin se rregullimi i tij prek zona të mbrojtura të trashëgimisë kulturore.

Mirëpo, komuna, edhe pse ka kundërshtuar ndërprerjen e punimeve, ka kërkuar pëlqim nga instituti. Zyrtarët komunalë thonë se presin përgjigje pozitive.

“E kemi kërkuar pëlqimin dhe jemi në pritje të përgjigjes nga instituti për mbrojtjen e monumenteve. Shpresoj që do të kemi një përgjigje pozitive”, ka thënë Gëzim Kastrati, drejtor i transformimit.


Drejtori Kastrati tha se do të kujdesen për ruajtjen e objekteve, për të cilat ka pasur shqetësime se do të preken nga ndërtimi i sheshit.

“Kemi me i ruajtur këto objekte, dhe janë duke u liruar hapësirat përreth, nuk është duke pasur ndërtim brenda hapësirave të rektoratit, objektit të RTK-së”, ka thënë ai.

Ndërtimi i sheshit “Xhorxh Bush” do t’i kushtojë Komunës së Prishtinës 18 milionë euro, por aktualisht punimet janë ndërprerë nga Ministria e Kulturës, respektivisht Inspektorati për Trashëgimi Kulturore./rtk

Në trend

Më shumë
A po shuhet përfundimisht dialogu Kosovë-Serbi? - Analistët në Beograd: Kosova s’është më temë

A po shuhet përfundimisht dialogu Kosovë-Serbi? - Analistët në Beograd: Kosova s’është më temë

Lajme
Aksident me fatalitet në Bresje të Fushë-Kosovës, këmbësori goditet për vdekje

Aksident me fatalitet në Bresje të Fushë-Kosovës, këmbësori goditet për vdekje

Kronika e Zezë
Prindërit e Gjestit thonë dy fjalë për Egli Takon, i kërkojnë falje familjarëve të saj

Prindërit e Gjestit thonë dy fjalë për Egli Takon, i kërkojnë falje familjarëve të saj

Magazina
Goditeni nga rryma sa herë që prekni diçka? Ekspertët zbulojnë pse ndodh kjo dhe si të parandaloni

Goditeni nga rryma sa herë që prekni diçka? Ekspertët zbulojnë pse ndodh kjo dhe si të parandaloni

Shëndetësi
Bota ngritet kundër Elon Muskut, 200 protesta në ditë kundër pronarit të Teslas

Bota ngritet kundër Elon Muskut, 200 protesta në ditë kundër pronarit të Teslas

Amerika
Detaje nga hetimi i motrave Nikolli, zbulohet çfarë sekuestroi SPAK

Detaje nga hetimi i motrave Nikolli, zbulohet çfarë sekuestroi SPAK

Lajme
Kalo në kategori