LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Prishtinës kërkon ndihmën e Policisë për lirimin e karriges së drejtorit të NPB-së

Komuna e Prishtinës kërkon ndihmën e Policisë për lirimin e karriges së drejtorit të NPB-së

Drejtori i Pronës në Komunën e Prishtinës, Dren Kukaj ka dorëzuar sot në Policinë e Kosovës kërkesën që të mundësojë që ushtruesi i detyrës Hajdar Hoxha, i emëruar nga Komuna e Prishtinës të mund të hyjë në objektin e Ndërmarrjes Publike Banesore, merret vesh nga burime të sigurta brenda Policisë së Kosovës.

Sipas këtij burimi kjo kërkesë e Dren Kukajt është duke u shqyrtuar në zyrën ligjore të Policisë së Kosovës, e pastaj do të vendosin për hapat e mëtutjeshëm.


Kallxo.com e ka kontaktuar Dren Kukajn, por i njëjti nuk ka pranuar të konfirmoj duke thënë se nuk e ka të sigurt informatën, ani pse ai vet e ka deponuar kërkesën në Policinë e Kosovës.

“Qetash s’mundem me të konfirmu asgjë, veç kontaktom nesër ose drejtohu zyrës për media të Komunës. Nuk e di saktë, veç nesër mundem më të lajmëru. Nuk e kam të sigurtë informatën”, tha Kukaj.

Kjo ndërmarrje është bërë mollë sherri ndërmjet Vetëvendosjes dhe PSD-së në Komunën e Prishtinës.

Pas skadimit të mandatit të Nexhat Kryeziut si kryeshef ekzekutiv i kësaj ndërmarrje, Komuna e Prishtinës muaj më parë ka emëruar Hajdar Hoxhën në krye të Ndërmarrjes Publike Banesore, mirëpo ky i fundit po pengohet të hyjë në objekt nga zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Mirëpo Kryeziu po vazhdon të qëndroj në krye të kësaj ndërmarrje. Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje i cili është edhe aksionar NPB-së, Egzon Azemi para disa ditëve përmes një konference për media ka thënë se NPB po tenton të kapet nga miqtë e Shpend Ahmeti.

Javën e kaluar edhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka dhënë një opinion ligjor, i cili është interpretuar ndryshe nga zyrtarët e PSD-së dhe ndryshe nga ata të VV-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori