LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Prishtinës gati për fillimin e vitit të ri shkollor

Komuna e Prishtinës gati për fillimin e vitit të ri shkollor

Komuna e Prishtinës i ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për fillimin e vitit të ri shkollor 2018-2019.

Zyrtarët komunalë thonë se janë në përfundim e sipër të të gjitha punëve teknike në renovimin e objekteve shkollore, në mënyrë që viti i ri të fillojë me kohë.


Ata thonë po ashtu se përmes një tenderi të shpallur, shkollat janë duke u pajisur edhe me inventarë të nevojshëm për zhvillimin e procesit mësimor.

Drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jonuz Salihaj, tha për Radio Kosovën se përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor kanë hyrë në fazën finale.

“Përveç riparimit të objekteve që kanë pasur më shumë nevojë këtyre ditëve, jemi duke u pajisur me inventarë të nevojshëm përmes një tenderi që ka shpallur komuna”, tha Salihaj.

“Kemi një tender për inventar që e kemi shpallur dhe shkollat po i paraqesin çdo ditë nevojat e tyre dhe ne po reagojmë. Po ashtu gëlqerosja po bëhet në ato shkolla ku gjendja është më e keqe. Kemi një kontratë kornizë për reagimet e shpejta dhe po bëjmë intervenime në kopshte, shkolla fillore, shkolla të mesme të ulëta dhe shkolla të mesme profesionale”, tha ai.

Salihaj po ashtu theksoi se punimet që kryhen aktualisht kryesisht janë donacione të huaja, të cilat do të mundësojnë që viti i ri shkollor të fillojë me kohë. Ai tha se ky vit do të jetë viti më i mirë sa i përket përgatitjeve.

“Krejt këto janë investime të komunës dhe donacione të huaja, por dominojnë donacionet e të huajve. Ne vetëm po investojmë me një pjesë të vogël. Jemi gati po asnjëherë s’mund të themi që jemi perfektë, sepse kemi 70 institucione të arsimit parauniversitare në Komunën e Prishtinës dhe të gjitha këto kanë nevoja. Por, besoj që do ta presim vitin e ri shkollor më mirë se çdo herë tjetër.”

Ndërkaq, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, pas një vizite që bëri në shkollën fillore të mesme të ulët “Elena Gjika” , ku po zhvillohen punimet për rinovimin e kësaj shkolle theksoi se ky objekt shkollor ka pasur nevojë të madhe për rinovim.

Në këtë shkollë deri më tani mësimi është zhvilluar në kushte shumë të rënda, duke pas parasysh që është njëri ndër objektet me të vjetra në kryeqytet dhe deri me tani nuk është rinovuar asnjëherë në tërësi.

Foto: Arkiv

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori