LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Prishtinës duhet t’i mbyll 1400 gropa në rrugët e dëmtuara

Komuna e Prishtinës duhet t’i mbyll 1400 gropa në rrugët e dëmtuara

Drejtori i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Gëzim Mehmeti në emisionin “Zyra e Ankesave”, në RTV Dukagjini ka folur për rrugët e prishura në këtë komunë.

Mehmeti tha se diku 60 rrugë do të rikonstruktohen dhe janë përafërsisht 1400 gropa nëpër këto rrugë.


“Kemi bërë identifikimin e gropave, 60 rrugë do të rikonstruktohen me një shtresë të hollë. Janë diku 1400 gropa, pasi Prishtina është një kantier ndërtimi, dhe sa herë që ka ndërtime hapen kanalizime dhe mbesin rrugët të parregulluara”, ka thënë drejtori Gëzim Mehmeti, shkruan Telegrafi.

Ai ka bëtë të ditur se edhe rruga “Elena Gjika”, në Kodrën e Trimave, do të shtrohet me asfalt. /Telegrafi/