LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Ohrit edhe këtë vit ndau fonde për bursa për nxënës dhe studentë

Komuna e Ohrit edhe këtë vit ndau fonde për bursa për nxënës dhe studentë

Komuna e Ohrit për të katërtën herë me rradhë ka ndarë fonde nga buxheti për bursa për nxënës dhe studentë të talentuar të qytetit. Bëhet fjalë për një shumë prej 1,242.000 denarë, të parapara për 50 filloristë dhe 42 nxënës të shkollave të mesme, si dhe 144 mijë denarë për bursa për tetë studentë të talentuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në ceremoninë e sotme ku kryetari i Komunës së Ohrit, Nikolla Bakraçeski, dorëzoi bursat tha se fondet e ndara edhe pse nuk janë të larta, do të përdoren mirë nga nxënësit dhe studentët për të zgjeruar njohuritë e tyre.


“Besoj se me të njëjtën përgjegjësi që ka qenë deri sot do të vazhdojë edhe më tej shfrytëzimi i këtyre fondeve dhe ju do t’i përdorni për zgjerimin e njohurive tuaja”, deklaroi Bakraçeski./Telegrafi/