LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Obiliqit e gatshme t’i lirojë qytetarët nga tatimi deri 100 euro, por ka dy kërkesa

Komuna e Obiliqit e gatshme t’i lirojë qytetarët nga tatimi deri 100 euro, por ka dy kërkesa

Kuvendi i Komunës së Obiliqit në seancën e jashtëzakonshme të enjten, me 10 vota pro dhe një abstenim, ka votuar dy rekomandime për Ministrinë e Financave.

Përmes një postimi në Facebook, kryetari i komunës, Xhafer Gashi, ka njoftuar se rekomandimi i parë është se Obiliqi është i gatshëm për lirimin e qytetarëve nga tatimi në pronën e paluajtshme deri në 100 euro, ndërsa ka rekomanduar MF-në që ta plotësojë me infrastrukturë ligjore.


Rekomandimi i dytë është që ministria ta pezullojë vendimin për rivlerësimin e pronave dhe qytetarët e Komunës së Obiliqit, të paguajnë vlerën e faturës së tatimit në pronë për vitin 2023 ashtu siç kanë paguar në vitin 2022.

“Në fjalën time, kam falënderuar të gjithë anëtarët e Kuvendit Komunal për vullnetin dhe angazhimin e tyre si dhe kam shprehur gatishmërinë në faljen e tatimit në pronë për qytetarët e Obiliqit si rezultat i gjendjes së rënduar ekonomike dhe inflacionin si dhe konsideroj se duke patur mundësi ligjore Ministria gjegjëse do has në mirëkuptim për rekomandimet e votuara nga Kuvendi i Obiliqit”, ka shkruar Gashi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori