LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Mitrovicës ndërpret punimet për ndërtimin e garazheve nëntokësore

Komuna e Mitrovicës ndërpret punimet për ndërtimin e garazheve nëntokësore

Nënkryetari i Komunës, Faruk Mujka dhe drejtori i Drejtorisë së Inspekcionit, Hysni Ahmeti, kanë pritur në një takim përfaqësuesit e familjeve që banojnë në dy ndërtesat shumëkatëshe përreth zonës së paraparë për ndërtimin e garazheve nëntokësore, në qendër të qytetit, afër ish ndërtesës ku tani është vendosur Gjykatës Themelore.

Përfaqësuesit e familjeve që banesat e tyre i kanë në këto ndërtesa, nënkryetarit Mujka ja shprehën shqetësimet e tyre lidhur me punimet që po bëhen ën atë zonë nga Operatori Ekonomik N.T.P. “Tropik”, që është përfitues tenderit për ndërtimin e garazheve nëntokësore, pasi siç thanë ata, po ju rrezikohen pronat, përkatësisht banesat e tyre dhe ju është vështirësua qasja në to, ndërsa që shqetësues është edhe siguria e banorëve dhe qytetarëve tjerë, e në veçanti siguria e fëmijëve.


“Ne nuk jemi kundër punimeve që po bëhen për ndërtimin e garazheve, por ne po kërkojmë siguri. Punë kryesi duhet të që krahas punimeve për ndërtim nëntokësor, të bëj betonimin e duhur, në mënyrë që të mos ketë rrëshqitje të dheut, siç është duke ndodhur tani. Ka shembje të mëdha të dheut fare afër ndërtesave ku ne banojmë, kështu që rreziku është real që ato të shemben dhe neve të na rrezikohet jeta. Para se të ndodhë më e keqja, duhet të ndërmerren masa të menjëhershme sigurie për ne banorët, por edhe për kalimtarët, duke e detyruar punë kryesin që të respektoj rregullat e ndërtimit dhe ligjin”, thanë ata.

Nënkryetari Mujka i njoftoi banorët se udhëheqja komunale dhe drejtoritë përkatëse kanë debatuar rreth problemit të tyre dhe madje e kanë shtruar çështjen e dhe në Kuvendin e Komunës për diskutim. Kjo çështje do të diskutohet sërish në Kuvendin e Komunës për të bërë një zgjidhje ët drejtë, por para së gjithash për të evituar rrezikun që u kanoste banorëve dhe pronave të tyre.

Ndërkaq, drejtori Ahmeti ju tha qytetarëve se menjëherë do të dalë në vendin e ngjarjes bashkë me inspektorët përkatës dhe do të ndërmarrë masa përkatëse.

Duke parë se vërtetë punimet në atë zonë paraqesin rrezik për banorët dhe pronat e tyre, inspektorët komunal kanë ndërpre përkohësisht punimet, me arsyetim se nuk janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për evitimin e rrezikshmërisë së qytetarëve he pronave të tyre. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori