Nën drejtimin e kryesuesit, Safet Kamberi, dhe në prani të kryetarit të komunës, Agim Bahtiri, nënkryetarit, Faruk Mujka, asamblistëve dhe drejtorëve të administratës komunale, sot është mbajtur seanca e 35-të e rregullt e Kuvendit të Komunës.
Fillimisht në këtë mbledhje kryetari Bahtiri ka propozuar si pikë shtesë për rend të ditës Propozim/vendim për lirim nga pagesa për shfrytëzim të hapësirës publike të gjitha bizneset, si dhe auto taksive që operojnë në Mitrovicë deri më 31 dhjetor të vitit 2021.
“Po ashtu si pika shtesë për rend dite u propozuan; Betimi i anëtarit të ri të Kuvendit Armend Begu; Propozim/vendim për lejimin e bizneseve që të punojnë edhe gjatë ditës së diele deri më 31 dhjetor 2021; Propozim/vendim për përkrahje financiare (subvencionim) të klubit të futbollit “Trepça”; Shqyrtimi i dorëheqjes së z. Bujar Kutllovci si anëtar i komisionit të aksionarëve në KRM “Uniteti”; Propozim/vendim për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme komunale Shoqatës “Down Syndrome Kosova” si dhe Plotësimi i Komitetit për Komunitete me anëtarë.
Më pas kryesuesi Kamberi, propozoi rendin e ditës për miratim, me ç’ rast këshilltarët komunal me shumicë votash aprovuan këtë rend dite.
Në vazhdim u miratuan këto pika; Rekomandimi i Komisionit për shqyrtimin e propozimeve për ndarjen e titujve “Qytetar Nderi” dhe “Nderi i Qytetit” për ndarjen e Titullit “Qytetar Nderi” për z. Mike Spath; Statutin e Komunës (i miratuar në parim);Propozim-vendimin për caktimin e normave tatimore për tatimin në pronën e paluajtshme për vitin 202; Propozim-vendimin për ndryshim-plotësim të Vendimit të Kuvendit të Komunës Nr. 02-060/01-0031533/20-7 dt. 25.06.2020 (pika 1.4); Propozim-vendimin për shfuqizimin e Vendimit Nr. 02-060/01-0075387/19-15 dt. 29.08.2019; Propozim-vendimin për miratim të Planit të Mobilitetit të qëndrueshëm urban ; Raporti financiar për periudhën janar-qershor 2020; Betimi i anëtarit të ri të Kuvendit Armend Begu; Propozim/vendim për lejimin e bizneseve që të punojnë edhe gjatë ditës së diele deri më 31 dhjetor 2021; Propozim/vendim për përkrahje financiare (subvencionim) të klubit të futbollit “Trepça”; Shqyrtimi i dorëheqjes së z. Bujar Kutllovci si anëtar i komisionit të aksionarëve në KRM “Uniteti”; Propozim/vendim për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme komunale Shoqatës “Down Syndrome Kosova” si dhe Plotësimi i Komitetit për Komunitete me anëtarë”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq pika e rendit të ditës Draft-buxheti komunal për vitin 2021 dhe parashikimet për vitet 2022-2023 është tërhequr nga kryetari Bahtiri, me qëllim që të hartohet buxheti së bashku me të gjitha grupet parlamentare në Kuvend.
Gjithashtu edhe Propozim-vendimi për dhënien e pronës së paluajtshme të Komunës në shfrytëzim afatshkurtër Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Uniteti” Sh.A (pa procedura konkurrimi) është tërhequr nga Kryetari Bahtiri nga rendi i ditës, pasi që ai ka kërkuar nga partitë politike të formojnë një komision vlerësues, dhe në mbledhjen e ardhshme të miratohet kjo pikë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë është përgjysmimi i Bitcoin dhe pse ka rëndësi?
Po zhvillohet ngjarja e Bitcoinit që ndodh një herë në katër vjet
Kush është vajza biznesmene që po pushton tregun muzikor?
Sa afër jemi nga kryerja e pagesave me kriptovaluta
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!
Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel