LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Malishevës thotë se është përgatitur për t’u përballur me ethet hemorragjike

Komuna e Malishevës thotë se është përgatitur për t’u përballur me ethet hemorragjike

Komuna e Malishevës njofton se bazuar në të dhënat zyrtare, deri më tani nuk është shënuar asnjë rast me ethet hemorragjike.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media, pasi shtabi komunal për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo (EHKK) në territorin e Komunës së Malishevës, i cili drejtohet nga Drejtori i Shëndetësisë, Hajdin Berisha, mbajti sot një takim pune, ku u shqyrtua situata endemike me EHKK.


Në këtë takim u bë e ditur se në Qendrën Kryesore e Mjekësisë Familjare në Malishevë, është rritur niveli i gatishmërisë dhe janë ndërmarrë të gjitha masat për trajtimin e rasteve të thumbimit nga rriqrat, të cilët edhe janë bartës të virusit të EHKK.

“Në këtë takim të shtabit komunal, u paraqit edhe shqetësimi i përbashkët i problemit të dezinsektimit të zonave endemike, procedurë e cila është filluar nga ana e Komunës së Malishevës, mirëpo lënda ka mbetur e pa trajtuar nga ana e Organit Shqyrtues të Prokurimit në nivel qendrorë dhe si pasojë, deri më tani është pamundësuar dezinsektimi i zonave endemike”, thuhet në komunikatën për media.

Po ashtu, problem tjetër thuhet se është edhe mos realizimi i masës së repelimit të kafshëve, si njëra nga masat më efektive në luftimin dhe parandalimin e EHKK, e cila do të duhej të realizohej nga ana e Ministrisë së Bujqësisë.

“Shtabi Komunal për luftimin dhe parandalimin e EHKK, ka kërkuar nga ana e nivelit qendror, përkatësisht nga Ministria e Shëndetësisë, si drejtuese e Këshillit Ndërministror, pastaj nga Ministria e Bujqësisë dhe AUV, që urgjentisht të zbatojnë strategjinë nacionale për luftimin dhe parandalimin e EHKK dhe të bëjnë dezinsektimin e zonave endemike dhe repelimin e kafshëve”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Fundjava e parë pa kufi Kosovë-Shqipëri, qytetarët: Jemi një komb, s’duhet të ketë kurrë kontrolle

Fundjava e parë pa kufi Kosovë-Shqipëri, qytetarët: Jemi një komb, s’duhet të ketë kurrë kontrolle

Lajme
Kalo në kategori