LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Karposhit fituese e ”Climate Star 2016”

Komuna e Karposhit fituese e ”Climate Star 2016”

Komuna e Karposhit në Bashkinë e Shkupit ka marrë mirënjhje ndërkombëtare ”Climate Star 2016” në qytetin Krems të Austrisë së poshtme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo mirënjohje jepet për aspektet e mbrojtjes së ambientit njerëzor dhe të kursimit të energjisë, ndërkaq jepet nga Aleanca Klimatike, rrjeti më i madh i qyteteve, komunave, rajoneve dhe organizatave, me 1700 anëtarë, nga 26 vende të Evropës.


Sipas njoftimit të komunës, mirënjohja është fituar për realizimin e projekteve për rekonstruktim të 164 banesave kolektive me fasadë efikase energjetike, për ngrohjen e shkollave në vetëqeverisjen lokale dhe për përdorimin e burimeve të reja energjetike, përfshirë ndërrimin e poçeve elektrik me poçe ”kursyes”./Telegrafi/