Drejtoria për Shërbime Publike, Ambient dhe Inspektorat ka njoftuar se ka përfunduar pastrimin dhe rregullimin e deponisë së mbeturinave në fshatin Moqare.

Sipas komunikatës zyrtare, pas këtij angazhimi, drejtoria apelon tek qytetarët që të mos hedhin mbeturina pranë lumit, duke theksuar se “një veprim i tillë dëmton mjedisin dhe ndikon negativisht në cilësinë e jetës në atë zonë”.


Komuna ka bërë të ditur se hapësira është nën mbikëqyrje të vazhdueshme me kamera dhe çdo rast i hedhjes së mbeturinave do të ndëshkohet me gjobë, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Ky veprim i autoriteteve synon ruajtjen e pastërtisë së ambientit dhe promovimin e sjelljeve të përgjegjshme qytetare në komunitet. /Telegrafi/