LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Istogut ndihmon fermerët me makina mjelëse

Komuna e Istogut ndihmon fermerët me makina mjelëse

Mbështetja e fermerëve nga komuna e Istogut me subvencione ka vazhduar kësaj radhe me shpërndarjen e makinave mjelëse, e cila përkrahje në këtë formë është duke u bërë që katër vjet radhazi.

Shpërndarjen e këtyre makinave e ka bërë kryetari i komunës Haki Rugova, ku me këtë rast tha kjo përkrahje është vazhdimësi e përkrahjes për fermerët, të cilën përkrahje do ta vazhdojnë ta bëjnë edhe vitin e ardhshëm.


“Sivjet kanë qenë 180 kërkesa dhe nuk kemi pasur buxhet të ju ndalojmë të gjithëve që kanë aplikuar, por kërkesat që kanë mbetur do të plotësohen vitin e ardhshëm”, tha Rugova, duke premtuar rritje të mbështetjes në bujqësi.

Ndryshe, Komuna e Istogut për të katërtin vit me radhë është duke përkrahur fermerët me makina mjelëse, ku sivjet në kuadër të këtij projekti janë ndarë 118 makina për 118 familje.