LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Gostivarit: Çdo investim në arsim është investim për të ardhmen

Komuna e Gostivarit: Çdo investim në arsim është investim për të ardhmen

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari me bashkëpunëtorët e tij vizitoi shkollat fillore “Faik Konica” – Debresh dhe “Bashkimi” – Gostivar.

Siç kumntojnë nga Komuna e Gostivarit, kryetari Taravari, të gjithë nxënësve e posaçërisht nxënësve të cilët fillojnë rrugëtimin e tyre arsimor për herë të parë, u uroi një vit të mbarë. Ai përmendi edhe investimet e Komunës së Gostivarit në shkolla dhe çerdhe gjatë qeverisjes 6 vjeçare, duke veçuar qëndrimin ditor në shkollën fillore “Bashkimi”.


“Në SHMTK “Gostivar” është renovuar parkingu dhe është rikonstruktuar godina e vjetër shkollore. Në SHFK “Bashkimi” janë riparuar tualetet dhe hapësirat për qëndrim ditor, janë lyer mësonjëtoret dhe është vendosur kënd lojrash. SHFK “Forina” tashmë ka fasadë të re, ndërsa në SHFK “Liria” ka pasur investime të shumta në godinat shkllore edhe në fshatin Raven edhe në fshatin Vërtok. Në shkollën ne Ravenit janë renovuar mësonjëtoret dhe tualetet, janë ndërruar pllakat e korridoreve dhe janë vendosur dyer të reja, ndërsa në Vërtok është bërë renovimi i tualeteve dhe i disa mësonjëtoreve. Në fshatin Debresh, Shkolla fillore qendrore “Faik Konica” tashmë ka tualete të renovuara, janë ndërruar dyert dhe janë riparuar korridoret, ndërsa shkolla periferike ka fasadë të re dhe tualete të rinovuara”, thuhet në kumtesën e komunës.

Në fund ata shtojnë se të gjitha shkollat fillore dhe të mesme, si dhe kopshtet e fëmijëve në Komunën e Gostivarit, e pritën vitin e ri shkollor në kushte solide dhe se investimet në edukimin parashkollor dhe shkollor, mbeten prioritet i Komunës së Gostivarit për shkak se investimet në arsim janë investime në ardhmëri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
Vrasja në tentativë në Lupç të Podujevës, Policia jep detaje

Vrasja në tentativë në Lupç të Podujevës, Policia jep detaje

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kurti: Kosova e gatshme për statusin e kandidatit dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

Kurti: Kosova e gatshme për statusin e kandidatit dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

Lajme
Kalo në kategori