LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Gjilanit shpërndan 250 shtëpiza për bletarët dhe 40 makina mjelëse për blegtorët

Komuna e Gjilanit shpërndan 250 shtëpiza për bletarët dhe 40 makina mjelëse për blegtorët

Drejtoria e Bujqësisë në Komunën e Gjilanit ka shpërndarë sot 250 shtëpiza për bletarët dhe 40 makina mjelëse për blegtorët.

Në ceremoninë e shpërndarjes, kryetari Lutfi Haziri, tha se për 20 vjet në liri nuk janë përmbushur nevojat e bujqve nga ana e shtetit, po pohoi se kjo është një dhuratë e vogël në vigjilje të 20-vjetorit të çlirimit për familjet bujqësore dhe kryefamiljarët që po e mbajnë jetën gjallë në Gjilan.

“Për njerëzit që e punojnë tokën do të ketë lehtësime, por për njerëzit që nuk e punojnë do të ketë pagesë të tatimit. Për 20-vjetorin e çlirimit të Gjilanit, kjo është një dhuratë e vogël për juve, familjet që merren me bujqësi, të cilët me djersën dhe duart tuaja, vazhdoni ta mbani jetën gjallë. Unë e inkurajoj drejtorin që të vazhdojnë të rrisin subvencionimin në naftë, në mënyrë që ta ulin koston e prodhimit në bujqësi. Do të vazhdojmë ta subvencionojmë edhe bimën e duhanit. Po shkojmë të krijimit të qytetit të gjelbër, jo veç me parqe dhe lule, por edhe me punë dhe me ara të punuara”, tha Haziri.

Drejtori i Bujqësisë, Ramiz Ramadani, tha se shpërndarja e shtëpizave dhe makinave mjelëse në vigjilje të ditëve të çlirimit, tregon edhe nderimin dhe respektin e punës së bujqve, rezultatet dhe të arriturat.

“I kemi përzgjedhur këto dy projekte, pasi sektori i bletarisë është ai që është zhvilluar në mënyrën më të kënaqshme. Në vitin 2014 i kemi pasur 155 bletarë ose 3,074 shoqëri bletësh, sot i numërojnë mbi 300 bletarë ose mbi 9 mijë shoqëri bletësh. Do të vazhdojmë ta mbështesim këtë sektor sepse synojmë t’i bëjmë 15 mijë shoqëri bletësh kur edhe i përmbushim plotësisht nevojat tona. Edhe sektori i blegtorisë është i një rëndësie të veçantë. Me angazhimin e kryetarit, partner të këtij sektori e kemi shkollën e bujqësisë dhe po shpresoj shumë që në vjeshtë të arrijmë edhe një kontingjent të lopëve”, tha Ramadani. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rënia e madhe e standardeve të jetës - sa fitohet me të vërtetë në Gjermani?

Rënia e madhe e standardeve të jetës - sa fitohet me të vërtetë në Gjermani?

Botë
Me ble t're se u prish? -  Jo, ua rregullon Hausmeister

Me ble t're se u prish? - Jo, ua rregullon Hausmeister

Hausmeister
Bylmeti & benefitet e konsumimit të tij

Bylmeti & benefitet e konsumimit të tij

Meridian
Studioni për një diplomë prestigjioze të nivelit botëror Baçelor ose Master në Kolegji CITY, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë në Selanik të Greqisë

Studioni për një diplomë prestigjioze të nivelit botëror Baçelor ose Master në Kolegji CITY, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë në Selanik të Greqisë

CITY College
49 VITE – 49 Shpërblime

49 VITE – 49 Shpërblime

Gorenje Department Store
Ofertat e Auto Mita t’bojnë me kerr t’ri –  filluar nga 179 euro në muaj

Ofertat e Auto Mita t’bojnë me kerr t’ri – filluar nga 179 euro në muaj

Auto Mita
Kalo në kategori