LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Gjevgjelisë nxjerr në shitje 25 parcela ndërtimore

Komuna e Gjevgjelisë nxjerr në shitje 25 parcela ndërtimore

Komuna e Gjevgjelisë ka shpallur sot shitjen e 25 parcelave ndërtimore, 21 nga të cilat janë për shtëpi banipi kurse 4 tjert janë për objekte për industri të lehtë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këto parcela janë të ndara në katër rajonë të qytetit, ndërkaq çmimi fillestar për metër katror është 61 denar. Ofertat për parcelat ndërtimore duhet të dorëzohen deri më 5 tetor, kurse për parcelat e destinuara për industri të lehtë, ofertat duhet të dorëzohen deri më 17 tetor.


Ankandi elektronik publik do të mbahet më 19 tetor, nga ora 11./Telegrafi/