Komuna e Gjakovës ka ndarë rreth 100 mijë euro për të blerë 10 mijë teste serologjike përmes së cilave synon të testojë qytetarët e saj. Drejtori i Shëndetësisë së Komunës së Gjakovës, Ferdinand Kolaj, në një intervistë për KosovaPress, tha se pritet që javën e ardhshme të mbërrijnë këto teste.
Momentalisht, vetëm Komuna e Prishtinës realizon teste serologjike. Saktësisht, Komuna e Gjakovës thotë se do të ketë në dispozicion 5 mijë teste IGG dhe 5 mijë të tjera IGM të cilat ndër të tjera do të tregojnë nëse një person ka krijuar antitrupat ndaj COVID-19.
E këto testime, Kolaj thotë se do të realizohen menjëherë sapo të mbërrijnë të njëjtat dhe që do të kryhen në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.
“Komuna e Gjakovës ka marrë vendim që të kemi teste serologjike që do të kryhen në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare. Jemi në procedurë, janë ndarë 100 mijë euro për këtë punë. Jemi në pritje, do të thotë është çështje ditësh kur do të fillohet edhe me implementimin e këtij projekti, domethënë në luftën ndaj COVID-it është edhe pjesa e testeve serologjike e cila do të na ndihmojë të shohim sa kemi infektimin e popullatës dhe do të kemi testet IGG dhe IGM që do të tregojnë nëse pacienti e ka, ose e ka kaluar virusin, dhe nëse është brenda, a ka krijuar antitrupa”, deklaroi Kolaj.
Aktualisht, për t’i dalë në ndihmë Spitalit Rajonal “Isa Grezda”, Komuna e Gjakovës e ka shndërruar Qendrën e Mjekësisë Familjare “Emin Duraku” në pikën ky i jepet ndihma të gjithë atyre që janë pozitiv me COVID-19.
Më përpara, edhe një kontroll i personave të dyshuar ose me COVID-19 që nuk kanë pasur nevojë të hospitalizohen janë detyruar që të marrin shërbimet në spital. Kjo ngarkonte edhe më tepër këtë institucion të nivelit sekondar.
“Ideja ka qenë që qendrën ‘Emin Duraku’ ta krijojmë një qendër vetëm për personat që janë me COVID, po që nuk janë të hospitalizuar, por këta pacientë kanë nevojë për terapi orale, që është caktuar nga specialisti, dhe ka pasur raste kur është dashur që një pacient të qëndrojë në spital vetëm pse ka pasur terapi, e ndoshta s’ka qenë me patjetër që të qëndrojë në spital. Ne kemi vendosur që ‘Emin Durakun’, si QMF që është, ta kthejmë vetëm në shërbim të pacientëve që janë me pozitiv”, ka thënë Kokaj.
Drejtori i Shëndetësisë së Komunës së Gjakovës thotë se përpos shërbimeve në spital dhe QMK, personat e infektuar do të kontaktohen vazhdimisht edhe nga një ekip mobil që është ngritur posaçërisht për këtë gjë.
“Ne kemi vendosur që të shkojmë edhe një hap më larg, duke pasur parasysh që do të ketë pacientë të cilët do të dalin pozitivë, nuk ka kushte, apo një mënyrë tjetër, kemi vendosur që të kemi një ekip mobil të cilët do të shkojnë në shtëpi dhe do t’i japin terapinë që kanë të nevojshme, dhe kohë pas kohë qendra e mjekësisë familjare i kontakton të gjithë personat që janë pozitivë, po që nuk janë në spital dhe i pyet për gjendjen e tyre dhe a kanë nevojë për diçka”, ka thënë Kolaj.
Drejtori i Shëndetësisë së Komunës së Gjakovës, Ferdinand Kolaj, në lidhje me mungesën e oksigjenit në Spitalin e Gjakovës që kishte ndodhur kohë më parë, tha se ato probleme tashmë janë tejkaluar.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre