LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Gazi Babës: Prej nesër ndihmë juridike për të prekurit nga vërshimet

Komuna e Gazi Babës: Prej nesër ndihmë juridike për të prekurit nga vërshimet

Komuna e Gazi Babës informon se të hënën, të mërkurën dhe të premten, nga ora 10 deri në ora 13, në bashkësinë lokale Stajkovcë dhe nga ora 13 deri në ora 14 në bashkësinë lokale Çento do të organizohen takime me qytetarë nga ana e shoqatës së autorizuar për sigurimin e ndihmës juridike, e cila do të duhej t’ua lehtësojë qytetarëve rimëkëmbjen nga pasojat e katastrofës natyrore, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ndihma përfshin informata dhe këshilla për procedurën për dëmshpërblim të dëmeve të paraparë me Ligjin për mbrojtje dhe shpëtim, për personat nga vendet e prekura të cilët kanë pësuar dëme nga vërshimet.


Të gjithë personat nga zonat e prekura në Gazi Babë në terminët e theksuar mund të drejtohen në hapësirat e B.L. “Çento” dhe B.L. “Stajkovcë”, thuhet në njoftimin e komunës./Telegrafi/