LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Ferizajt organizon transportin për qytetarët që duan të marrin pjesë në varrimin e Demaçit

Komuna e Ferizajt organizon transportin për qytetarët që duan të marrin pjesë në varrimin e Demaçit

Edhe Komuna e Ferizajt ka organizuar transportin falas për nesër, për qytetarët që duan të bashkohen në lamtumirën e fundit për veprimtarin e shquar të çështjes kombëtare, Adem Demaçi.

“Me qëllim pjesëmarrjen e qytetarëve në homazhe dhe ceremoninë e varrimit të Heroit të Kosovës, Adem Demaçi, Komuna e Ferizajt, me iniciativën e kryetarit të Komunës, Agim Aliu, ka organizuar transport falas me autobus për qytetarët që duan të jenë pjesë në këtë ceremoni.


Nisja bëhet në ora nga 08:15, përballë Shkollës Fillore e Mesme e Ulët ‘Gjon Serreçi’, rr. ‘Ahmet Kaçiku’”, thuhet në njoftimin për media të Komunës së Ferizajt.

Komuna këtë aktivitet e organizon në bashkëpunim me një kompani turistike në këtë qytet, përcjell Telegrafi.