LAJMI I FUNDIT:

Komuna Aerodrom: Qytetarët të paraqesin dëmet ndaj pajisjeve urbane të parqeve

Komuna Aerodrom: Qytetarët të paraqesin dëmet ndaj pajisjeve urbane të parqeve

Komuna Aerodrom u bën thirrje të gjithë qytetarëve përderisa hetojnë dëmtim të pajisjeve urbane në Parkun e liqenit ose në rrethinë, menjëherë ta paraqesin në polici apo Komunë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Javën e kaluar në Parkun e liqenit një grup i pakujdesshëm qytetarësh kanë kryer veprime vandale, kanë thyer dhe dëmtuar pajisjen urbane. Rasti është paraqitur deri tek shërbimet policore kompetente. Bëjmë thirrje deri tek qytetarët nëse hetojnë përsëri dhunë në park ose në rrethinë, menjëherë ta paraqesin në polici ose në Komunë’, kumtohet nga Aerodrom, njofton AIM. /Telegrafi/