LAJMI I FUNDIT:

Komshiq flet për çështjen e taksës së Kosovës ndaj Bosnjës dhe Serbisë

Komshiq flet për çështjen e taksës së Kosovës ndaj Bosnjës dhe Serbisë

Anëtari i Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës Zhelko Komshiq, tha në Beograd se vendet e rajonit duhet të ndërtojnë marrëdhënie më të mira për veten e tyre dhe jo për dikë tjetër.

Ai tha se ishte e shkëlqyeshme nëse gur-themeli i autostradës së re do të sillte marrëdhënie më të mira në rajon, por shtoi se Ballkani Perëndimor nuk ka nevojë për një president të huaj për të zgjidhur gjëra të caktuara.


“Ne mund ta bëjmë vetë”, tha Komshiq në seancën “Dialogu diplomatik” me temën “Bashkimi Evropian, Ballkani Perëndimor dhe bashkëpunimi rajonal”, i organizuar nga Forumi i Marrëdhënieve Etnike.

Ai theksoi se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të punojnë në marrëdhënie të fqinjësisë së mirë, jo për të dëshmuar veten ndaj të tjerëve, por se ata duhet të punojnë vetë dhe se situata aktuale siç është pengimi i qarkullimit të lirë ose taksat e Prishtinës ndaj Serbisë e Bosnjës duhet të zgjidhet për hir të vetë vendeve, jo të Brukselit apo Uashingtonit.

Komshiq shprehu shpresë se Presidenca aktuale e BeH do të krijojë marrëdhënie të forta dhe të mira me Beogradin.

Duke komentuar idenë e një hapësire të përbashkët ekonomike, Komshiq tha se ideja ishte tërheqëse, por nënkuptonte se duhej të bëheshin shumë gjëra dhe se do të ishte e dobishme të krijohej një “mini-Shengen” dhe se do të aktivizonte edhe bashkëpunimin e agjencive të sigurisë.

Komshiq theksoi se ai është një mbështetës i madh i anëtarësimit në NATO, pasi mendon se do t’i sjellë rajonit atë që BE nuk do ta bëjë – siguria. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori